Fëmija 11 vjeçar humb jetën nga aksidenti i rëndë në Veles

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna e tij në gjendje të rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov të këtij vendbanimi. Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit.

Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë në rrjetet sociale flitet për aksidentin.


You may also like