Fejohet “tigri” i Kombëtares së Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

12:58 | 24 Dhjetor 2021

Nuk janë të paktë fytyrat publike që këtë vit patën fat në dashuri.

Mes emrave të njohur për publikun që çuan lidhjen një hap përpara, duke i dhënë fund beqarisë është edhe futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Flasim për djaloshin nga Deçani, Florent Hadërgjonaj i cili u fejua me Dorina Podrimja.

“Ajo tha Po”, shkroi futbollisti krahë imazhit teksa trgonte unazën në gishtin e të fejuarës së tij.

Kujtojmë se Florenti ishte i rezervuar goxha shumë në këtë aspekt, ndaj data e fejesës tregon hapin e madh në jetën private të futbollistit.

Ndryshe, Hadërgjonaj aktivizohet në superligën turke me skuadrën “Kasimpasa”./Shqip/

You may also like