Fejesë dhe ditëlindje në një ditë, “Rejhan” i jep fund beqarisë

by admin
Spread the love

Aktorja shumë e njohur turke nga seriali “Rejhan”, Ebru Sahin është fejuar. Aktorja dhe basketbollisti Cedi Osman kanë zgjedhur një ditë të veçantë për fejesën e tyre, datën 18 maj. Kështu Ebru ka festuar ditëlindjen dhe i ka dhënë fund beqarisë në një ditë.

Aktorja 28-vjeçare publikoi disa foto nga festa ku shihet e lumtur krah basketbollistit, 27 vjeç. Ebru shfaqet e veshur me fustan të bardhë me dantellë dhe thekë ndërsa Cedi me kostum bezhë.

Çifti ka planifikuar të mbajnë një dasmë në verën e vitit tjetër.

You may also like