FDA miraton “ilaç të ri” për trajtimin e DIABETIT TIP 2 – Shqip

by admin
Spread the love

FDA ka njoftuar miratimin e një droge(bari) të quajtur FARXIGA ( DAPAGLIFOZIN ),e cila ndihmon për të trajtuar diabetin adult të tipit 2 . Tabletat , në kombinim edhe me dietë dhe ushtrime fizike,janë prodhuar për të përmirësuar kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak .

Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, rreth 25.8 milion njerëz në SHBA kanë diabet ,ku diabet tip 2 llogariten rreth 90 % të këtyre rasteve. Diabeti tip 2 karakterizohet nga glukoza e lartë në gjak (hiperglicemi) dhe është si rezultat ku organizmi duke qenë i paaftë për të prodhuar insulinë të mjaftueshme ose nuk është në gjendje për të përdorur insulinën siç duhet (rezistenca në insulinë).

Nivelet e larta të sheqerit në gjakut mund të çojnë në çështje serioze afatshkurtra dhe afatgjata shëndetësore, të tilla si dëmtime nervore dhe dëmtim të veshkave, dëmtim i syve(verbim) dhe sëmundje të zemrës. Farxiga, një inhibues i ko-transportuesit 2 të pompes natrium – glukozë ( SGLT2 – sodium-glucose co-transporter 2 inhibitor) , vepron duke parandaluar veshkën nga reabsorbimi i glukozës. Kjo rritë sekretimin e glukozës dhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas FDA, 16 studime klinike që përfshijnë më shumë se 9.400 pacientë me diabet tip 2 kanë vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e drogës. Këto studime kanë demonstruar se Farxiga ishte në gjendje për të përmirësuar nivelet e HbA1c ( A1C hemoglobinën, apo hemoglobinën e glikozuar) – një masë e kontrollit të glukozës në gjak – në pacientet me diabet tip 2.

Duke komentuar aprovimin e drogës (barit), Dr. Curtis Rosebraugh , drejtor i Zyrës për Vlerësimin dhe Kërkimit të Drogave II në Qendrën e FDA–së, thotë: “Kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak është shumë i rëndësishëm në trajtimin e përgjithshëm dhe kujdesin e diabetit, dhe Farxiga ofron një mundësi shtesë të trajtimit për miliona amerikanë me diabet tip 2”. FDA tregon se Fraxiga përveç që është vlerësuar si një monoterapi, ajo është testuar gjithashtu edhe në kombinim me barna të tjera për trajtim të diabetit tip 2, duke përfshirë Insulinën, Pioglitazonen, Metforminen, Glimepiriden dhe Sitagliptin.

Fraxiga janë: “JO të përshtatshme për pacientët me KANCER TË FËSHIKËZËS ose DIABET TIP 1”

Hulumtimet klinike kanë gjetur se Farxiga nuk është i përshtatshëm për individët me diabet tip 1 ,atyre me ketoacidozë diabetike ( rritja e ketoneve në urinë apo gjak ), pacientët me përkeqësim të moderuar ose të rëndë të veshkave , stazës apo fazes së fundit të sëmundjeve të veshkave , apo pacientët që kalojnë në dializë .
Për më tepër , provat klinike treguan se në mesin e përdoruesve të Farxiga , ka pasur të diagnostikuar një numër në rritje të kancerit të fshikëzës.

Prandaj, FDA rekomandon që pacientët me kancer të fshikëzës nuk duhet ta përdorin barin, dhe se pacientët me një histori të tillë të sëmundjes duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të përdorin atë. Dehidratimi është gjetur të jetë një efekt anësor i drogës . FDA vëren se pacientët e moshuar me funksion të dëmtuar të veshkave dhe pacientët që përdorin diuretikë duket të jenë më të ndjeshëm ndaj këtij bari.

Efektet anësore më të zakonshme nga Farxiga në provat klinike ishin infeksionet fungale dhe infeksionet e traktit urinar. Me këta faktorë të njohur,FDA kanë kërkuar për gjashtë studime të post-marketingut që do të kryhen. Këto përfshijnë rezultatet e studimeve të pacientëve me probleme kardiovaskulare ( CVOT) në mënyrë që të analizojë se si Farxiga ndikon pacientët me rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës , si dhe një analizë e dyfishtë duke kontrolluar në mënyrë rutinore rriskun e kancerit të fshikëzës për pacientët të cilët janë pjesë e studimit edhe të problemeve kardiovaskulare.

Në lajme të tjera të lidhura me diabetin , Medical News Today ka publikuar kohët e fundit një studim që sugjeron se “një gjen i vetëm i gabuar” shkakton simptomat kryesore të diabetit tip 2 në minj , ndërsa një tjetër studim pati sugjeruar që pas “një diete mediteriane” mund të zvogëlohet rrezikun për diabetin tip 2 .

You may also like