FC Shkupi sot përfundoi me fazën e parë të përgatitjeve – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ekipi nga 28 janari deri 12 shkurt do të përgatitet në Anatali

Kampioni i në fuqi klubi i futbollit Shkupi pas 10 ditëve përgatitje në Ohër, sot kthehet në Shkup. Zëvendës trajneri i ekipit Arben Nuhiu për fazën e parë të përgatitjeve që u zhvilluan në Ohër , tha se ato ishin të suksesshme pos faktit se shkaku i motit të keq nuk arritë të zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese. Ashtu siç e kishim planifikuar përgatitjen e fazes së pare i zhvilluan, në mënyrën më të mirë të mundëshme. Jemi të kënaqur me angazhimin e të gjithë futbiollistëve që kemi në disponim, Ekipi sot kthehet në Shkup, ndërsa të shtunën me 28 janar do të udhëton në Antalia ku do të qëndroj deri më 12 shkurt”.

FC Shkupi në fazën e parë të përgatitjeve ka zhvilluar vetëm një ndeshje “luksi” me Pobedën e Prilepit të cilën e ka fituar 4-2 me golat e Mario Mladenovski, Walid Hamidi, Gagi Margvelashvili dhe Angelce Timovski.

Gjatë përgatitjeve në Antali ekipi do të zhvillon edhe disa ndeshje kontrolluese me ekipe nga vendet e ndryshme.

Pjesa pranverore e kampionatit fillon më 19 shkurt, ndërsa Shkupi në ndeshjen e pare është nikoqire e Shkëndijës.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like