Fazliu me mesazh për opozitën: Kur ti bëni 57 nënshkrime hajdeni e rrëzojmë Qeverinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas vendimit që Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë, akuza të shumta kanë ardhur në drejtim të Alternativës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, shkruan InfoShqip.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe antëari i kryesisë qëndrore të Alternativës Faton Fazliu. Në një status në rrjetin social Facebook Fazliu u shpreh: “Kur ti bani 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës i keni aty për pesë minuta. Nuk kerkojmë as poste as ministri, veç me formu qeveri pa BDI.”

Në vazhdim postimi i plotë i Faton Fazliut:

“Kur ti bani 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës i keni aty për pesë minuta. Nuk kerkojmë as poste as ministri, veç me formu qeveri pa BDI. Deri atëherë pranojmë kritika vetëm nga shokët tanë të sinqertë të ASH-së, të cilët po tregohen konstruktiv sepse e dinë mirë si qëndron realiteti, por nuk i pranojmë krrokatjet kritike prej atyre që u vetëkidnapohen deputetët një natë para se me ra Qeveria. (As prej analistave të tyre)” – përfundon ai./InfoShqip.com

You may also like