Fazlija: Nuk kam besuar se do të pësojmë kaq shumë gola

by admin
Spread the love

Përzgjedhësja e Kosovës në futboll (femrat), Afërdita Fazlija, ka pranuar se ka pritur ndeshje të vështirë ndaj Belgjikës. Por ajo nuk ka pritur që Kosova t’i pranoj plot shtatë gola.

Belgjika fitoi 7:0 të enjten mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023. Është kjo humbja më e thellë e Kosovës deri më tani.

““E kam pritur një ndeshje të vështirë kundër Belgjikës që ka cilësi, por realisht nuk kam besuar se do të pësojmë kaq shumë gola. Definitivisht sot reparti i mbrojtjes nuk ka funksionuar, përkundër asaj që ishim me pesë mbrojtëse.

Dita jo e mirë e repartit të mbrojtjes na i vështirësoi gjërat. Nuk e di që kemi pësuar gola më të lehtë se sa sot. Sidoqoftë, duhet të vazhdojmë tutje dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, ka thënë Fazlija për sajtin zyrtar të FFK-së.

You may also like