“Fatura të kripura nga tetori”, Xhaferaj: Qeveria dështoi me energjinë elektrike, nuk mjafton vetëm “fikja e dritave”

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar në lidhje me planin e qeverisë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për ata që harxhojnë mbi 700 kilovat në muaj.

Përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook, duke iu referuar një investigimi të INA Media, Xhaferaj shkruan se faturat e energjisë elektrike gjatë vjeshtës do të katërfishohen për një numër të madh abonentësh familjarë.

“Ndryshimi i çmimeve në tetor do të varfërojë edhe më xhepat e Shqiptarëve, pasi energjia do të shtrenjtohet për 4 herë më shumë konsumatorë nga c’raporton qeveria! Ndërkaq problematikat e sektorit mbeten qëllimisht pa zgjidhje, për të thjeshtuar abuzimin. Sic theksojnë ekspertët, përpos humbjeve teknike në rrjet, humbjet jo teknike, pra shqip vjedhjet, përbëjnë diku 1/3 e humbjeve totale duke bërë që importet për të cilat paguajmë të gjithë më shumë të shërbejnë pjesërisht edhe për të furnizuar hajdutët e energjisë.

Pra, teksa merren masa për të shtrenjtuar faturat e mbi 200 000 konsumatorëve, nuk merret asnjë masë për të ndaluar vjedhjet në rrjet të cilat na faturohen ne. Për më tepër, edhe investimet që janë bërë kanë qënë abuzive me “tarifa dy-trefish më të larta për investimet që bëhen për një 1 km linjë apo transformator krahasuar me tregjet e huaja”, shkruan Xhaferaj duke ironizuar edhe Ballukun: “Qartazi, kriza e krijuar kryesisht nga keqmenaxhimi, korrupsioni dhe mungesa e planifikimit strategjik, do tu kushtojë vetëm qytetarëve dhe jo përgjegjësve. Tek e fundit, ne mjafton të fikim dritat”.

Postimi i plotë

Teksa Rilindja paralajmëron thellim të krizës energjitike, ky investigim hedh dritë mbi problemet e shumta të sektorit në Shqipëri, ku kriza në fjalë është kryesisht e krijuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni.

Këto 9 vite Rilindja ka dështuar në diversifikimin e prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme dhe ka rritur varësinë nga energjia hidrike. Kaskada e Drinit ndërkohë është shtetuar: “Gjatë muajve korrik-gusht-shtator 2021, kur në Europë po vërehej një rritje e kërkesës për energji për shkak të rihapjes së ekonomive, KESH-i e ka shfrytëzuar maksimalisht kaskadën e Drinit.

Vendimin për shfrytëzim maksimal të kaskadës më të madhe në vend institucionet e justifikuan me çmimet e shtrenjta të energjisë në tregje, por kjo zbrazje e Fierzës nuk e shpëtoi vendin nga kriza. Muajt pasues treguan se, jo vetëm që u harxhuan më shumë para nga financat publike, por qeveria u detyrua të shpallte situatën e emergjencës.”

Ndryshimi i cmimeve në Tetor do të varfërojë edhe më xhepat e Shqiptarëve, pasi energjia do të shtrenjtohet për 4 herë më shumë konsumatorë nga c’raporton qeveria! Ndërkaq problematikat e sektorit mbeten qëllimisht pa zgjidhje, për të thjeshtuar abuzimin. Sic theksojnë ekspertët, përpos humbjeve teknike në rrjet, humbjet jo teknike, pra shqip vjedhjet, përbëjnë diku 1/3 e humbjeve totale duke bërë që importet për të cilat paguajmë të gjithë më shumë të shërbejnë pjesërisht edhe për të furnizuar hajdutët e energjisë. Pra, teksa merren masa për të shtrenjtuar faturat e mbi 200 000 konsumatorëve, nuk merret asnjë masë për të ndaluar vjedhjet në rrjet të cilat na faturohen ne. Për më tepër, edhe investimet që janë bërë kanë qënë abuzive me “tarifa dy-trefish më të larta për investimet që bëhen për një 1 km linjë apo transformator krahasuar me tregjet e huaja”.

Qartazi, kriza e krijuar kryesisht nga keqmenaxhimi, korrupsioni dhe mungesa e planifikimit strategjik, do tu kushtojë vetëm qytetarëve dhe jo përgjegjësve. Tek e fundit, ne mjafton të fikim dritat 🙂” tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like