Faton Jakupi premton investime në bujqësi e punësimin e të rinjve

by admin
Spread the love

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka takuar banorët e lagjes Kovani në Koretin, duke theksuar se shquhen si njerëz të zellshëm e puntorë.

Jakupi theksoi se në qeverisjen e tij të ardhshme planifikon investime në bujqësi, krijimin e vendeve të reja të punës për të rinj e projekte të tjera infrastrukturore.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedimin me qytetarët, takimin e radhës e vazhdova me banorët e lagjes Kovani në Koretin. Koretini është një prej fshatrave më të mëdha të Dardanës. Banorët e këtij fshati shquhen si njerëz punëtorë e të zellshëm. Në qeverisjen time në katër vitet e ardhshme planifikoj investime të rëndësishme në këtë fshat. Subvencionimi i bujqëve, krijimi i hapësirave për të rinjt e shumë projekte të tjera infrastrukturore. Përveç hapjes së rrugës së arave, kolektorin e ujërave të zeza me MZhR,ndiçimin publik e rrugë të asfaltuara,mbetet të punojmë ende në Koretin. Nga banorët e kësaj lagje mora mbështetje të pakursyer. Zotohem për një qeverisje me mundësi të barabarta për të gjithë. Bashkë dhe ndershëm!

121

Lajme interesante

You may also like