Fatmir Mediu takim me senatorë amerikanë: Vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vend i NATOs dhe angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë mëngjesin e sotëm në një takim në Senatin amerikan.

Me anë të një postimi në Instagram, Mediu njoftoi se senatorët pjesëmarrës në takim kanë vlerësuar partneritetin me Shqipërinë si vend i NATOs dhe angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC.

Postimi i plotë:

“Senat Washington DC:
Sot pata nderin të mar pjesë në mengjes në Capitol Hill(Kongresin Amerikan), me Senator Republikan dhe demokrat i ftuar nga Senatori Jim Inhofe:

Senatoren Amy Klobuchar: Sen Kuns: Sen Lankord: Sen Mike Lee: Sen Durbin: Sen Inhofe: Sen King, Sen Mike Rounds: Sen Tim Kane: Senatore Gillibrand etj.

Të gjithë vlerësuan partneritetin me Shqipërinë si vënd i NATOs. Mbështetjen për rezistencën Iraniane: dënuan sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke konsideruar nevojën për një përgjigje të përbashkët konkrete të SHBA dhe NATO në kordinim me Shqipërinë.

Ata vlerësuan angazhimin e deputetëve shqiptar në IPAC.
Demokracia është në rrezik nga regjimet autoritare si Kina:Irani: Rusia, por dhe ndërhyrjet e tyre në shumë vënde Europiane dhe demokracitë e këtyre vëndeve.

Autoritarizmi është kthyer në një problem për shumë vënde, të cilat vuajnë nga korrupsioni, dhe mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve.“-shprehet Mediu.

You may also like