Fatmir Mediu në Asamblenë e OSBE: Qëndrim ndaj vendeve që shkelin sanksionet ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE, ku është diskutuar sulmi rus në Ukrainë.

Gjatë diskutimeve, Mediu ka kërkuar që OSBE të mbajë qëndrim ndaj vendeve që thyejnë embargon e vendosur ndaj Rusisë.

“OSCE PA, Birmingham, Britani e Madhe, po zhvillohet takimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.
Çështja kryesore padyshim Ukraina, implikimet në sigurinë Europiane dhe botërore.
Gjatë takimit kënaqësi të takoja me delegacionin Amerika, Senatorin Cornin, Senatorin Wicker, Cong Aderholt, Wilson dhe Plfuger Mark Pritchard, deputet i parlamentit Britanik dhe Michael Link, deputeti i Bundenstagut Gjerman kandidojnë për vendin e ZV/Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE. Në seancën plenare kërkova qëndrim të Asamblesë kundër vendeve që shkelin sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë”, shkruan Fatmir Mediu.

You may also like