Fatmir Mediu: “Ballkani i hapur”, interes primar i Serbisë, ja pse propozova rezolutën

by admin
Spread the love

Për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, “Ballkani i Hapur” është interesi primar i Serbisë. I ftuar në studion e “Log”, Mediu u shpreh se Serbia përveçse ekonomikisht, ka edhe gravitet ushtarak në rajon për shkak të lidhjes me Rusinë.

Pavarësisht se ne duam të marrim rolin e liderit, interesi primar sot për sot është ai serb. Ideja një qasje është politika e Vuçiç, pastaj kemi politike më agersive të ministrit të Brendshëm. Serbia është edhe gravitet ushtarak sot në Ballkan për shkak të marrëveshjeve të forta në Rusinë. Sot Vuçiç ka qenë në Rusi. Raporti i Serbisë me Rusinë është shumëfish me i rëndësishëm se ai me Open Balkan. Nga ana tjetër është gravitet gjeopolitik, në raport me interesat që ka me Kinën. Është edhe ekonomik.

Pesha ekonomike e Serbisë është shumëfish më e madhe se ajo e Shqipërisë. Duke qenë kjo situatë ne duhet ta shikojmë çështje e Ballkanit si ekonomike po historike. Europa ka pasur një qasje karshi Ballkanit ekonomike dhe nuk ka rezultuar pozitive. Të njëjtën qasje ka filluar pak a shumë edhe Amerika. Për shkak të rritjes së rolit të Serbisë kur diskutohet për Bosnjën nga dy ndalesa para se të shkohet në Sarajevë, një në Beograd dhe një në Zagreb”, theksoi ai.

Sakaq, kreu i PR, komentoi edhe projekt-rezolutën e propozuar nga vetë ai në Kuvend lidhur me ekspozimin e shantazheve serbo-ruse. Lidhur me këtë Mediu tha se Kuvendi duhet të marrë përgjegjësi.

I gjithë interesi në këtë projektrezolutë është që edhe Kuvendi të marrë përgjegjësitë e veta. Në këtë moment është mirë që ne të veprojmë. Është një privilegj i madh si anëtar të NATO që ne ta shtrojmë këtë çështje në këshillin e ambasadorëve. Kjo është draft. Unë kërkoj që të miratohet një draft i Kuvendit të Shqipërisë. Ne si parlament ti kërkojmë që qeveria të jetë e përgjegjshëm në raport me Kuvendin për ti parashtruar këto çështje. Ajo që kam kërkuar pavarësisht se mund të duket si provokim, këshillimi dhe qëndrimi i përbashkët i forcave politike është i domosdoshëm. Bëhet takimi i Open Blakan, dhe pastaj me Kosovën, si logjikë duhet të jetë ndryshe”, theksoi ai.

You may also like