Fatmir Limani: Ja përse i incizova pronat dhe pasurinë e Ali Ahmetit! (Video)

by admin
Spread the love





Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ditë më parë ka publikuar një video nga disa shtëpi për të cilat thotë se janë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ka ngritur shumë dilema për prejardhjen e pasurisë së Ahmetit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Limani ka thënë se përmes këtyre incizimeve është munduar t’i hedh poshtë shpifjet ndaj tij, për posedimin e një vile luksoze, të publikuara kohë më parë, nga “njerëz të afërt të BDI-së”.

“Këto postime nuk janë bërë sot. Përpara dy muajsh ka patur një postim të tillë nga ana e portaleve që i kontrollojnë ato, duke ma mveshur njërën nga vilat e tyre që është diku në pjesën e Bukovikut, sikur është vilë e imja dhe qysh atëherë ka filluar edhe kjo përplasje dhe interesimi im e cili është më konkretisht ajo dhe mandej e kam parë të arsyeshme se me ato mjete, me të cilat ato përpiqen të devalvojnë figurën time, unë jam përpjekur të përgjigjem në lidhje me këto akuzat të një prone që nuk është e imja, as në pronësi timen, as të familjes time. Unë vetëm jam kundërpërgjigjur. Por, s’ka pse të shqetësohen aq shumë ato, nëse vetë edhe kryetari i atij subjketi ka kërkuar një skrining ose skanim të të gjitha pasurive të tyre që i kanë dhe nëse i kanë të ligjshme, s’kanë përse të brengosen. Sido që të jetë, unë jam i gatshëm edhe paraprakisht edhe më herët, jam përgjigjur para ligjeve, pse mos të përgjigjem edhe sot. Kur të kenë qejf, në cilëndo periudhë jam i gatshëm të përgjigjem, jo vetëm mbi bazën e veprave penale, por në çfardo lloj mënyre që e kanë përzgjedhur ato”, ka thënë Fatmir Limani. Intervistën e tij të plotë për gazetën LAJM, mund ta ndiqni në videon më poshtë.







Artikulli paraprakBie përqindja e vaksinimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, gjobiten prindërit
Artikulli tjetërTetovë, Gostivar, Çair: Për gjashtë muaj 439 nxënës shpërngulen jashtë vendit




You may also like