Fatmir Limani: Ali Ahmeti lavdërohet me koburet që i’a sollëm unë, babai im dhe Harun Aliu (Video)

by admin
Spread the love





Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, i’a ka kujtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se koburet për të cilat lavdërohet nëpër tubime, ia kanë sjellur ai, babai i tij i ndjerë dhe ish komandanti i UÇK-së, Harun Aliu.

“Uroj që elektorati, më konkretisht pjesa e popullatës, mos na lidhë asnjë deklarimin tonin as me VMRO-në, as me koburegjit të cilët në momente të caktuara kur i kanë ngusht punët, nxjerrin fotografi më automatik nëpër televizione dhe portale. Edhe koburet e atij që pretendon se vjen nga tabori ose çeta e koburgjinjëve, i kemi sjellur unë, Haruni, babai im dhe shumë shokë tjerë në këtë vend dhe me koburet tona janë përpjekur të dalin faqebardhë”, tha Limani për gazetën LAJM.







Artikulli paraprakTetovë, Gostivar, Çair: Për gjashtë muaj 439 nxënës shpërngulen jashtë vendit
Artikulli tjetërLimani: “Grupi i Zjarrit” vetëm në Shkup kishte më shumë njerëz, se në gjitha tubimet e Ahmetit dhe Grubit




You may also like