Fatbardh Kadilli e thotë hapur: Jam i bindur se këta dy politikanë nuk e sjellin dot në pushtet PD-në

by admin
Spread the love

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se partia po humbet shumë nga “lufta” që ka filluar në gjirin e saj. Kadilli tha se pavarësisht risive që propozon Berisha, as ai as Basha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet.

Deklarata e Kadillit:

“Jam i bindur se PD në nuk e sjell dot në pushtet as Basha, as Berisha. Kemi humbur shumë nga kjo përplasje. Me luftën për pushtet brenda PD po humbasim misionin tonë politik. E vetmja gjë e mirë që vjen nga lëvizja e zotit Berisha është se ai ka përfshirë disa teza si kufizimi i mandateve, primaret dhe lejimi i fraksioneve”, u shpreh Kadilli.

You may also like