Fatbardh Kadilli: Berisha dhe Basha i kanë futur demokratët në kurth

by admin
Spread the love

Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai është shprehur se Basha dhe Berisha me luftën e tyre personale i kanë futur demokratët në një kurth dhe konkurrenca në këtë parti është e pabarabartë.

“Fokusi im ka qenë riskonstrukturimi i iniciativës demokratike, ka edhe persona që vinin nga degët e PD, dhe po punojmë për të krijuar bërthamat e kësaj lëvizje. Por sot në PD ka një konkurrencë te pabarabartë. Janë Basha dhe Berisha, në mes të demokratëve dhe i kanë futur në mes të këtij kurthi. Të bindesh demokratet sot është e vështire. Ne nuk kemi çfarë emocioni t’i japim demokratëve. Berisha dhe Basha nuk po i ofrojnë demokratëve, por vetëm po bëjnë zhurmë dhe sot janë të përqendruar në luftë personale”, u shpreh Kadilli në emisionin “Shqip”.

You may also like