Fat i madh në një aksident të rëndë të dy shtetasve nga Maqedonia e Veriut në Austri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dhe djali i tij 22-vjeçar, të enjten kanë qenë me shumë gjatë një përplasje të rëndë nga ana e pasme në autostrdaën austriake Innkreisautobahn (A8) pranë Weibern (rrethi Grieskirchen). Edhe pse makina e tyre u fut nën një rimorkio kamioni, ata shpëtuan me lëndime të lehta

Prini 58-vjeçar nga Maqedonia e Veriut po drejtonte makinën e tij në Innkreisautobahn në drejtim të Subenit në korsinë e majtë. Sipas policisë, ai dyshohet të kushte dremitur për një çast në timon në afërsi të Weibern, informon portali Shtegu.

Sido që të jetë, makina është përplasur me dhunë në pjesën e pasme të një kamioni në korsinë e djathtë dhe pjesa e bashkudhëtarit është futur pak edhe nën rimorkion e kamionit. Babë e bir u liruan nga makina e shkatërruar plotësisht nga zjarrfikësit dhe mjeku i urgjencës dhe u dërguan në spitalin Ried.

Që të dy janë liruar nga spitali pas trajtimit ambulator.

You may also like