Fansi i flaktë amerikan i Arsenalit bënë tatuazh special për Granit Xhakën

by admin
Spread the love

Një tizoz amerikan i Arsenalit, ka bërë një tatuazh special për futbollistin me prejardhje shqiptare – Granit Xhaka.

Edhe pse mardhënia e Xhakës me tifozët e Arsenalit nuk është më e mira, Jack Robinson, ka bërë tatuazh numrin e fanellës së Xhakës (34) në këmbën e tij.

Gjesti i Granit Xhakës, duke e ftuar për të përcjellur live nga stadiumi “Emirates”, ndeshjen kundër Manchester Cityt, fansin amerikan dhe gruan e tij, e ka gëzuar shumë atë dhe familjen e tij.

Jack Robison e cilëson eksperiencën e kaluar si “jetësore” dhe ka shkruar se nuk mund ta përshkruaj me fjalë se çfarë kohe të mirë ka kaluar me shokun e tij të ngushtë (Granit Xhakën) dhe gruan e tij dhe e falenderon për mundësin që i ka ofruar mesfushori i Arsenalit.

You may also like