Familja Skaik e cila ka qenë e bllokuar në Gaza arrin në Shkup

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se familja Skaik, e cila ka qenë e bllokuar në Gaza, ka arritur në Maqedoninë e Veriut shëndosh e mirë.
“Evakuimi nga Gaza paraqet një sfidë të veçantë diplomatike dhe mbi të gjitha konsullore, duke pasur parasysh situatën komplekse të sigurisë në atë rajon. Dua të falënderoj veçanërisht diplomatët në ambasadat tona në Kajro dhe Tel Aviv, të cilët ishin në kontakt të vazhdueshëm si me familjen ashtu edhe me autoritetet në Egjipt dhe Izrael. Gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila ndihmoi në transferimin e tyre në Shkup, si dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht Qendrës për Punë Sociale në Shkup, për organizimin e akomodimit. Tashmë të gjitha përpjekjet janë përqendruar në nxjerrjen e dy shtetasve tanë të tjerë, një çifti të martuar, evakuimin e të cilëve e pres së shpejti”, ka shkruar ministri Osmani, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like