Fali një burrë të akuzuar për abuzim fëmijësh, dorëhiqet presidentja e Hungarisë

by admin
Spread the love

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqje, pas rritjes së zemërimit publik për vendimin e saj që të falë një burrë të dënuar për bashkëpunim në abuzime seksuale të fëmijëve.

Novak, një figurë në rritje e sipër në partinë në pushtet, Fidesz, është kthyer prej një vizite në Doha, më 10 shkurt, për të lajmëruar publikun se po largohet prej pozitës.

“Falja e një personi i ka shqetësuar shumë njerëz. Kam bërë gabim”, ka thënë ajo përmes një adresimi publik televiziv.

Novak, 46-vjeçare, është zgjedhur si presidente prej parlamentit, më 2022.

Pozita e presidentit është ceremoniale në Hungari.

Ajo është gruaja e parë dhe personi më i ri që është zgjedhur ndonjëherë në këtë pozitë në Hungari.

Ajo ka shërbyer më parë si ministre për Familjet.

Në prill të vitit të kaluar, ajo e ka falur Endre K., i cili është dënuar me më shumë se tre vjet burgim më 2018, pse u ka bërë presion viktimave që t’i tërheqin pretendimet për abuzime seksuale ndaj drejtorit të një strehimoreje shtetërore.

>

Endre ka qenë zëvendësdrejtor i institutit.

Drejtori është dënuar me tetë vjet burgim për abuzim të të paktën 10 fëmijëve në periudhën 2004-2016.

Lajmi për falje është bërë i ditur më 2 shkurt, kur një medium lokal ka raportuar për të.

Presidentes nuk i është kërkuar të publikojë listën e plotë të personave të falur.

Kryeministri autoritar i Hungarisë, Viktor Orban, nuk është dëmtuar prej këtij skandali.

Orban, 60-vjeçar, i cili është në pushtet prej vitit 2010, e ka pozicionuar veten si kampion të vlerave tradicionale familjare.

Në një deklarim të vetëm publik për këtë çështje, ai ka bërë thirrje për ndryshime në Kushtetutë, që të parandalohet falja e abuzuesve të fëmijëve në të ardhmen.


Top Channel

You may also like