“Faleminderit që ekzistove”, në përvjetorin e martesës partneri kujton Hueyda El Saied

by admin
Spread the love

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied trishtoi miqtë, kolegēt dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.

Sot ata të dy, Thierry dhe Hueyda, do të festonin përvjetorin e martesës, dhe ai i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura, krahas fotove nga dita e veçantë.

“Dashuria ime, Faleminderit që ekzistove në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës”, shkruan Thierry.

Ndër të tjera, ai shton se ju mungon shumë, atij dhe Gabrielit.

Para pak kohësh, në reagimin e tij të parë pas humbjes së madhe, Thierry shkruante se ishte falenderues ndaj balerinës pasi i ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin, të cilin e birësuan kohë më parë. Gjithashtu ai i premtonte se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.


You may also like