Fakte dhe legjenda: A ekzistojnë vërtet sirenat e detit?

by admin
Spread the love

Për shekuj me radhë, njerëzit kanë besuar se në oqeanet e botës fshiheshin sirenat misterioze.Çarls Tompson, ishkurator në Kolegjin Mbretëror në Angli, shkruan në librin e tij Misteri dhe njohja e përbindëshave se traditat në lidhje me krijesat gjysmë-njeri dhe gjysmëpeshk kanë ekzistuar prej mijëra vjetësh.

Kështu hyjnia babilonase Era ose Oanes, PerëndiaPeshk përshkruhej zakonisht si me trup njeriu nga mesi e sipër, dhe në formën e një peshku nga mesi e poshtë”. Mitologjia greke përmban histori të perëndisë Triton, lajmëtarit të detit, por edhe të disa feve moderne, përfshirë hinduizmin dhe Kandomble (një besim afro-brazilian), që adhurojnë perëndeshëSirenë.

Një nga përshkrimet më të hershme të një sirene vjen nga mitologjia siriane. Atargatis, i njohur gjithashtu si Derketo ose Perëndeshë-Sirenë, ishte gjysmëgrua dhe gjysmëpeshk hyjnia e qytetit antik Hierapolis-Bambis në Siri.

Gjithsesi shumë njerëz janë më të njohur me versionin e animuar të Disney Sirena e Vogël, bazuar mbi një përrallë të danezit Hans Kristian Andersen, botuar për herë të parë në vitin 1837. Në disa legjenda nga Skocia dhe Uellsi, tregohet se sirenat u miqësuan, dhe madje u martuan me njerëz.

Meri Lao shkruante në librin e saj Joshja dhe fuqia sekrete e grave:”Në ishujt Shetland, sirenat janë gra me një bukuri mahnitëse që jetojnë nën det. Pamja e tyre hibride është e përkohshme, dhe efekti arrihet duke veshur lëkurën e një peshku. Ato duhet të jenë shumë të kujdesshme të mos e humbasin akur enden në tokë, sepse pa të ata nuk do të jenë në gjendje të rikthehen në mbretërinë e tyre nënujore.

Në folklor, sirenat lidheshin shpesh me fatkeqësinë dhe vdekjen, duke i joshur marinarët tëndiqnin kursin e gabuar, dhe madje të drejtonin anijet drejt brigjeve me shkëmbinj nënujorë. Megjithëse nuk njihen aq mirë sa homologët e tyre femra, sirenat meshkujt ose mermenët gëzojnë të njëjtin reputacion për krijimin e stuhive, fundosjen e anijeve, dhe mbytjen e marinarëve.

Një grupim veçanërisht i frikshëm, Burrat Blu, thuhet se banojnë pranë brigjeve të Skocisë. Ata duken si burra të zakonshëm (gjithsesi nga mesi lart), me përjashtim të lëkurës së tyre me ngjyrë blu dhe mjekrës gri. Mitet lokale pretendojnë se përpara se ta rrethonin një anije, Burrat Blu e sfidonin kapitenin e saj në një garë me vargje të rimuara.

Legjendat japoneze kanë një version të ngjashëm të quajtur Kappa. Ato thonë se sirenatbanojnë në liqenet, brigjet dhe lumenjtë japonezë. Këto krijesa ujore me madhësinë e njëfëmije, duken më shumë si kafshë sesa njerëz, me fytyra si të majmunit, ndërsa në shpinëkanë një zhguall si të breshkave.

Ashtu si Burrat Blu, Kappa-t ndërveprojnë ndonjëherë me njerëzit, duke i sfiduar ata në lojëra që kërkojnë aftësi të ndryshme, në të cilat nshkimi për humbjen është vdekja. Thuhet se Kappa-t preferojnë më shumë fëmijët dhe ata që notojnë vetëm në zona izoluara.

Në Afrikën Perëndimore, Jugore dhe Qendrore, shpirti mitik i ujit i quajtur Mami Uata, që do të thotë Nëna e Ujërave, adhurohej dikur për aftësinë e tij për t’i dhënë bukuri, shëndet dhe mençuri ndjekësve të tyre. Mami Uata, përshkruhet shpesh si një sirenë apo si një krijesëne formë gjarpri.

Në Mesjetë, sirenat përshkruheshin si krijesa reale, bashkë me kafshët e njohura ujore si balenat. Qindra vjet më parë marinarët dhe banorët e qyteteve bregdetare anembanë botës,rrëfenin histori të takimeve me vajzat e detit.

Një histori e viteve 1600, pretendonte se një sirenë kishte hyrë në Holandë përmes një dige, duke mbetur e plagosur. Ajo u dërgua në një liqen aty pranë, dhe u shërua brenda një kohe tëshkurtër. Në fund u bë një qytetare e zakonshme, duke mësuar të fliste holandisht, të kryente punët e shtëpisë, dhe në fund u konvertua në fenë katolike.

Në vitet 1800, mashtruesit krijuan dhjetëra sirena të falsifikuara për të kënaqur interesin e publikut për këto krijesa mitike. P.T.Barnum ofronte në vitet 1840 shfaqjen “Feejee Mermaid. Shumë njerëz paguanin 50 cent me shpresën se do të shihnin një bukuroshe me gjymtyrë të gjata, bisht peshku, dhe që krihte vazhdimisht flokët e saj.

Por zhgënjeheshin kur në vend të saj shihnin një kufomë të rreme disa metra të gjatë. Ajo kishte trupin, kokën dhe gjymtyrët e një majmuni dhe pjesën e poshtme të një peshku. Për sytë modernë ishte një falsifikim i dukshëm, por në atë kohë mashtroi dhe intrigoi shumë njerëz.

Koncepti i njerëzve ujorë u mor më seriozisht në vitin 1960, kur biologu britanik Sër Alister Hardi propozoi një teori të re, për të shpjeguar disa nga anomalitë e evolucionit njerëzor. Mungesa e gëzofit, trurit të madh dhe dhjamit nënlëkuror (cilësi që shihen tek gjitarët detarë) janë vetëm disa tipare që e shtynë Hardin të propozojë se njerëzit nuk e kanë prejardhjen nga majmunët e savanës, por nga mjediset detare.

Hardi dhe mbështetësit e teorisë së tij të majmunëve ujorë”, mendojnë se njerëzit u hodhën në ujë për të gjetur ushqim, dhe evoluan për të jetuar nën ujë. Teoria e Hardit mbetet kryesisht e diskutueshme, dhe nuk ka prova. Shumica e dëshmive arkeologjike, mbështesin një evolucion njerëzor që ka ndodhur në tokë dhe jo në ujë.

Gjithsesi a mund të ketë një bazë shkencore për historitë me sirena? Disa studiues besojnë se shikimet e disa kafshëve në oqean me madhësinë e njerëzve si manatët dhe dugonët, mund të kenë frymëzuar legjendat me sirena.

Këta gjitarë nuk duken tamam si një sirenë, por mund të ngatërrohen nëse shihen nga njëdistancë e largët, kur mbi sipërfaqe duket vetëm pjesë të trupit të tyre. Raportet e sotme mbi sirenat janë shumë të rralla, por ato ndodhin. Për shembull në vitin 2009, disa njerëz pohuan se kishin parë një sirenë në brigjet e qytetin Kirjat Jam në Izrael.

Ajo (ose ai) bëri disa lëvizje për kalimtarët e rastit pak para perëndimit të diellit, dhe më pas u zhduk në ujë. Një nga njerëzit e parë që e pa sirenën, Shlomo Kohen tha për median:Isha duke shëtitur me miqtë e mi, kur papritmas pamë një grua të shtrirë në rërë në një mënyrë të çuditshme. Në fillim mendova se ishte duke bërë banjo dielli, por kur iu afruam, ajo nxitoi u hodh në ujë dhe u zhduk. Të gjithë u tronditëm pasi pamë që kishte një bisht!”.

Autoritetet lokale ishin të kënaqura me famën që nisi të fitojë qyteti i tyre. Ato ofruan një shpërblim prej 1 milion dollarësh për personin e parë që do ta fotografonte krijesën. Fatkeqësisht raportet u zhdukën po aq shpejt sa u shfaqën në fillim.

Lexo lajme interesante

You may also like