“Fajin e ka Bora po mbi të gjitha Salsano”- Ermal Mamaqi “godet” sërish

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ermal Mamaqi ka goditur sërish. Në gjithë bujën dhe kaosin që është krijuar së fundmi, ai ka realizuar një video për serialin H.O.T duke ftuar bizneset ta kontaktojnë. Por nuk ka qëndruar pa një batutë pasi i është përgjigjur videos së Salsanos duke thënë:  “Mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet!”

“Ej miq! Besoj se nga gjithë kjo zallamahi që është krijuar e kuptuat se sezoni i dytë i serialit H.O.T është shumë i nxehtë tani dhe po fillon. Ftoj gjithë bizneset që duan të marrin pjesë në këtë serial që duket se ka filluar të bëjë zhurmë para se të fillojë, që të më kontaktojnë. Dhe mos harroni në fund të të gjithave fajin e ka Bora, por më shumë Salsano. Ai është strumbullari i gjithë të zezave që ndodhin në planet.”- thotë Ermali.

Siç thanë edhe banorët menjëherë paa batutës së tij, Ermali di ku godet dhe këtë herë ka qëlluar në shenjë pasi sezoni i dytë i serialit H.O.T nuk mund të ishte promovuar më mirë dhe më natyrshëm. Siç thotë edhe një fjalë e urtë “Puno në mënyrë të zgjuar, mos puno shumë!”


You may also like