Facebooku nxit zilitë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kemi nevojë për një fjalë, që të përshkruajë përzierjen e zilisë ekstreme dhe turpërimit që shkakton Facebooku tek përdoruesit e tij, shkruan Matthew Schwartz tek slate.com.

Studime të shumtë kanë treguar se të shohësh sukseset në karrierë dhe marrëdhënie, fotografitë e pushimeve si dhe lajme të tjera të lumtura nga Facebook i miqve të bën xheloz, të fut në depresion dhe të bën të ndihesh si humbës, edhe në të njëjtën kohë që je i kënaqur se atyre gjërat po u ecin mbarë.

Unë vetë e kam përjetuar këtë përzierje emocionesh që binin ndesh mes tyre kohët e fundit, kur një mik kolegji postoi fotografi të foshnjës së sapolindur, bashkë me një paralajmërim se “faqja e tij në median sociale tashmë do të mbushet 95% me bebe”, dhe mendova seriozisht që të hiqja dorë e të mos e ndiqja më.

Teksa përdorimi i Facebookut është rritur me një ritëm të paparë, me 1.7 miliardë përdorues në muaj, ne kemi nevojë për një mënyrë që të përshkruajmë se si ndihemi të gjithë në këto momente – një fjalë që të jetë e kundërta e schadenfreude.

You may also like