Facebook dhe Twitter rrisin sigurinë për përdoruesit në Ukrainë –

by admin
Spread the love

Facebook, pjesë e Platformës Meta (FB.O) ka krijuar një qendër operative të specializuar për të monitoruar konfliktin në Ukrainë dhe një funksion në mënyrë që përdoruesit e vendit të mund të mbrojnë profilet e tyre në rrjetet sociale për arsye sigurie – tha një zyrtar i shoqërisë në një postim në Twitter të enjten.

Twitter Inc (TWTR.N) publikoi të mërkurën këshilla se si përdoruesit mund të mbrojnë account-et kundër sulmeve kibernetike, duke siguruar që tweet-et e tyre të jenë private apo të çaktivizojnë account-et. Shoqëria publikoi në Twitter këshillat e sigurisë në gjuhën angleze, ruse dhe ukrainase.

Të dyja platformat e rrjeteve sociale përdoren shpesh nga aktivistë politikë dhe kërkues për të përhapur informacione gjatë periudhave të krizave. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia të enjten ka ngritur shqetësime për përhapjen e lajmeve të rreme mbi konfliktin në mediat sociale.

Me një klikim, përdoruesit në Ukrainë mund të bllokojnë profilin për të penguar përdorues të tjerë që nuk janë miq të tyre për të shkarkuar apo për të ndarë fotot e tyre në profil, apo për të parë postimet në timeline-n e tyre – shkroi në Twitter, Nathaniel Gleicher, përgjegjës i politikave të sigurisë së Facebook.

Të mërkurën, Twitter ndau informacione se si përdoruesit mund të çaktivizojnë account-et e tyre.

Me konfliktin në Ukrainë që u intensifikua të enjten, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë përdorur platforma si TikTok, Snapchat e Tëitter për të publikuar video të radhëve të gjata të njerëzve që largoheshin, helikopterëve në qiell dhe protestave kundër luftës në Rusi.

Në TikTok,aplikacioni për video të shkurtra, hashtag-ët “Russia” dhe “Ucraina” kanë përkatësisht 37,2 miliardë e 8,5 miliardë shikime.

/ Reuters

You may also like