Fabrika e famshme në SHBA u gjobit pasi dy punëtorë ranë në kazan me çokollatë

by admin
Spread the love

Rregullatorët amerikanë të sigurisë kanë gjobitur një fabrikë në Pensilvani pasi dy punëtorë ranë në një kazan me çokollatë dhe u detyruan të shpëtoheshin.

Fabrika Mars Wrigley u gjobit me më shumë se 14,500 dollarë nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Punëtorët ishin kontraktorë që nuk punonin me orar të plotë për fabrikën.

Incidenti ndodhi në qershor 2022. Një vrimë duhej të hapej në fund të rezervuarit pjesërisht të mbushur për t’i nxjerrë jashtë.

Një punonjës u transportua në spital me helikopter, sipas raporteve lokale.

Raporti i rregullatorit e cilësoi incidentin “serioz”. Ai thotë se punëtorët ishin punësuar për të pastruar tanket dhe nuk u pajisën me trajnimin e duhur të sigurisë.

Mars dhe Wrigley – të dy pastiçeri amerikanë që janë secila mbi një shekull të vjetër – u bashkuan në vitin 2008.

Përveç Dove, kompania prodhon disa ëmbëlsira të njohura si M&Ms, Snickers dhe Twix.


Top Channel

You may also like