Fabregas: Messi është shumë i lumtur te PSG

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka folur rreth transferimit të Leo Messit te PSG.

Ai ndau mendimin e tij për qëndrimin e sulmuesit argjentinas në PSG, duke thënë se është I kënaqur.

Ai është i lumtur. Ka shumë lojtarë që ai i njeh dhe që flasin anglisht. Sigurisht, ai është i kënaqur”.

Fabregas zbuloi edhe bisedën me ish-bashkëlojtarin kur kishte folur gjatë verës, kur Messi I kishte treguar që do rinovonte me katalunasit dhe do mbetej në “Camp Nou”, por pastaj çdo gjë ndryshoi.

“Isha me pushime dhe një javë para se të largohesha nga Barca, ai më tha se ishte afër nënshkrimit të një kontrate të re dhe rifillimit të stërvitjeve. Pesë ditë më vonë, ai më tha se ishte e pamundur të lidhej një kontratë e re, se klubi e kishte informuar për ndarjen”.

“Isha vërtet i mërzitur, sepse ai është shoku im, dhe unë jam një tifoz i Barcelonës. Por tani jam i lumtur që mund të luaj kundër tij këtë sezon”, tha Fabregas.

You may also like