Fabregas lë Monacon: Viti më i keq jo vetëm i karrierës, por i gjithë jetës time

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aventura e Cesc Fabregas me Monacon mund të konsiderohet tashmë si e përfunduar. Këtë gjë e ka pranuar vetë mesfushori spanjoll i cili foli për “So Foot”, ku tregoi se nuk do të ketë një rinovim kontrate midis tij dhe klubit të Ligue 1.

“Është e qartë që midis meje dhe Monacos ka përfunduar gjithçka. Kontrata ime përfundon në qershor dhe po kërkoj që të largohem. Mendja ime ka nevojë për një fillim të ri.

Ky vit nuk ka qenë vetëm viti më i keq në karrierën time, por edhe viti më i keq i jetës time”, tha ndër të tjera ish-mesfushori i Arsenal, Barcelonës e Chelsea. 35-vjeçari këtë sezon ka qenë në plan të dytë për Monacon pasi është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje në të gjitha kompeticionet. /oversport.tv

Foto: AS Monaco, Facebook

You may also like