Fabregas bën Comon të ëndërrojë: Jam këtu për të çuar klubin në Serie A

by admin
Spread the love

Është zyrtarizuar sot martesa mes Cesc Fabregas dhe Comos. Bëhet fjalë për një goditje të madhe në merkato për klubin italian, që ka bindur lojtarin spanjoll që të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Bashkë me Fabregas, Como do të synojë rikthimin në Serie A, pasi klubi mungon në elitën e futbollit italian që nga sezoni 2002-2003.

35-vjeçari spanjoll sjell eksperiencë dhe mentalitet kampioni, pasi ka fituar një Kupë Bote (2010) dhe dy Kampionate Europiane (2008 dhe 2012) me fanellën e “furive të kuqe”.

“Vij me të njëjtat ambicie. Dua të çoj klubin aty ky meriton të jetë, në Serie A”, ka thënë ish-lojtari i Arsenal, Chelsea, Barcelonës dhe Monacos. / Oversport.tv

 

You may also like