Fabio Cannavaro shumë pranë drejtimit të kombëtares së njohur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-mbrojtësi i Juventus-it dhe i kombëtares italiane, Fabio Cannavaro është shumë pranë për t’u bërë trajneri i kombëtares polake.

Ai ka kryer një takim me Federatën polake ku sipas mediave ky bisedim për të ardhmen e Polonisë ishte pozitiv.

Fituesi i Topit të Artë dhe Kupës së Botës Cannavaro u pensionua si lojtar në vitin 2012 dhe filloi një karrierë menaxheriale në Al-Ahli, Guangzhou Evergrande, Al-Nassr, Tianjin Quanjian dhe ekipin kombëtar të Kinës për vetëm dy ndeshje në mars dhe prill 2019.

Alternativa të tjera për stolin e Polonisë përfshijnë ish-trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlo.

You may also like