Fabio Cannavaro gati të marrë drejtimin e klubit ku luan edhe një shqiptar

by admin
Spread the love

Keidi Bare nga sezoni i ardhshëm mund të ketë si trajner legjendën italiane të futbollit Fabio Cannavaro. Sipas mediave spanjolle, trajneri italian është kontaktuar nga drejtuesit e klubit për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm sezonin e ardhshëm.

Madje në Spanjë shkojnë edhe më tej duke thënë se kontaktet janë në një fazë të më avancuar. Akordi është pranë dhe kështu Cannavaro do të marrë drejtimin e Espanyolit në eksperiencën e tij të parë europiane në krye të një stoli.

Megjithatë, në rast se gjithçka përfundon me sukses, zyrtarizimi pritet të vijë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni. Espanyol në këtë sezon ka arritur të grumbullojë 39 pikë dhe ndodhet +9 nga zona e ftohtë duke qenë në pozita komode për sa i përket mbijetesës. /oversport.tv

Foto: Fabio Cannavaro, Instagram

You may also like