EXLUZIVE: Të hënën takohen zyrtarisht ekipi negociues i ASH kryesuar nga Taravari dhe ekipi qeveritar kryesuar nga Kovaçevski

by admin
Spread the love

Të hënën pritet të zhvillohet takimi i parë zyrtarë mes grupit negociiator të ASH-së kryesuar nga kryetari i kësaj partie Arben Taravari dhe grupit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, mëson Top24 nga burime brenda dy subjekteve politike.

“Po pritet që gjatë ditës së nesërme pra ditës së hënë ose brenda të martës të zhvillohet takimi i parë mes dy grupeve negociuese për zgjerimin e qeverisë, ku Aleanca për Shqiptarët do të përfaqësohet nga kryetari Arben Taravari ndërsa ekipi negociues qeveritar do të kryesohet nga kryeministri Kovaçevski” thotë burimi për Top24.

Nga ana tjetër, nga LSDM kanë komentuar informacionin se kryeminstri tani më në konsulltim me partnerët ka gati pakon e ofertës për Aleancën për Shqiptarët me të vetmin qëllim që rrugëtimi i vendit drejt BE-së të mos bllokohet nga forcat proruse.

You may also like