Evropa vatër covidi, trefishohen rastet e infektimit

by admin
Spread the love

Një valë e re infektimesh nga covid po rrezikon sërish Evropën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rastet e koronavirusit janë trefishuar në të gjithë Evropën në gjashtë javët e fundit, duke përbërë gati gjysmën e të gjitha infeksioneve në nivel global, ndërsa rastet e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu.

Në një deklaratë të martën, drejtori i OBSH-së për Evropën, Dr Hans Kluge, e përshkroi COVID-19 si “një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë.

Ai tha se të infektuarit me variantin omicron po nxisin valë të reja infektimesh në të gjithë kontinentin dhe se infeksionet e përsëritura potencialisht mund të çojnë në COVID të gjatë.

OBSH publikoi të martën strategjinë e saj të vjeshtës për COVID-19, në të cilën bëri thirrje për një dozë të dytë përforcuese të vaksinës për këdo nga mosha pesë vjeç e lart me sistem të dobët imunitar, duke promovuar sërish  mbajtjen  e maskave në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik, dhe sistem ajrimi më të mirë në shkolla zyra dhe vende të tjera.


Top Channel

You may also like