EVN tarifa për kompensim të transmetimit dhe distribuimit nuk është pagesë shtesë për konsumatorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kompania EVN ka sqaruar sot se tarifa për kompensim të transmetimit dhe distribuimit të energjisë elektrike, të cilët konsumatorët e shohin në faturën e tyre duke filluar nga korriku i këtij viti, nuk është pagesë shtesë për konsumatorët. Kjo tarifë, sipas tyre, deri në korrik është llogaritur në çmimin e energjisë elektrike dhe gjithsesi është paguar. Por me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, është vendosur që ky kompensim të figurojë si tarifë e veçantë në faturë, për qëllim transparence siç rekomandohet nga rregulloret evropiane. Kjo nuk do të bëjë dallim në pagesat e konsumatorëve, sipas EVN-së. Kompania austriake gjithashtu thotë se nuk janë të vërteta zërat se konsumatorët paguajnë për humbjet e plota të energjisë elektrike në rrjetin e distrubuimit. Sipas EVN-së, Komisioni Rregullator për Energjetikë njeh vetëm një pjesë të humbjeve të vërteta të energjisë elektrike, ndërkohë që sasi të konsiderueshme të humbjeve të energjisë elektrike nuk njihen dhe drejtpërdrejt i ngarkohen kompanisë, e jo konsumatorëve.


You may also like