EVN: Banorët e Haraçinës nuk na lejojnë të rregullojmë defektet

by admin
Spread the love




Kompania  EVN, ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Haraçinës.

Në komunikatën e EVN, thuhet se në Haraçinë, ekipet e tyre shumë shpesh ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike nga ana e banorëve, me çka në tërësi pamundësohet kryerja e punës.

Sipas EVN-së, që të punohet, patjetër duhet të krijohen kushte për funksionim normale për  punë, si për defekte ashtu edhe për rikonstruimin dhe modernizimin e rrjetit. Përderisa nuk ekzistojnë kushte normale për punë dhe ka pengesë në kryerjen e punës, nuk do të ketë mundësi për sanim, njofton EVN-ja.

Në komunikatë më tej thuhet se EVN në vazhdimësi realizon projekte të suksesshme për zvogëlimin e humbjeve, por vetëm në pjesët ku ka kushte.


You may also like