Evi Kokalari trondit me akuzat për Lulzim Bashën: Është bërë si mafia italiane

by admin
Spread the love

Aktivistja Evi Kokalari, e pranishme në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha në Sarandaë u shpreh se Lulzim Basha është bërë si mafia italiane që i vendos gjoba biznesmenëve.

Deklarata e Kokalarit:

“Në orën 5 kur kishim radhën për të ardhur në Foltore, Lul Basha vendosi të japë intervistë se ka marrë mësime nga të huajt për të hequr vëmendjen. Ajo që më bëri përshtypje është që fajin për humbjen ia lë Berishës. E quan dualizëm. Në fakt dualizmin ai e ka me kunatin e tij dhe korrupsionin në PD që e ka bërë të humbi.

Kalojmë te Gaz Bardhi. Sot mësova se Gaz Bardhi aty ku është, nuk është votuar me votat e fshehta. As ai dhe as Grida Duma nuk duhet të jenë aty ku janë. Këta thonë mënyra si po thërritet kuvendi nuk është mënyra e duhur. Basha pret që t’ia ccojmë në krevat që t’i numërojë? Do iki me 11 dhjetor. Do shkarkohet. Tashi dua të bëj një krahasim të vogël. Kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të shkoni në zyrën e Edi Palokës dhe të mos i shikoni. Thjesht nuk i bëni dot publike. Një arsye tjetër që më ka rënë në sy, dëgjova që Basha filloi të përsëriste disa biznesmenë me emër. Më thanë që kërkon gjoba, që ai i kërkon lekë këtyre bizneseve. Mësova që nëpërmjet gjobave kishte marrë dy vila. Në Neë York vetëm mafia italiane shkonte në bizneset dhe i vendoste gjoba. Nëse nuk paguanin diçka i ndodhte.“-shprehet Kokalari.

You may also like