Evi Kokalari sulmon ashpër deputeten e PD-së: Ajo flet 20 minuta dhe nuk thotë asgjë, gjithmonë ka bërë gafa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktivistja Evi Kokalari komentoi përplasjen e saj me deputeten e PD, Grida Duma. Ajo thotë se Duma është e privilegjuar në PD dhe luftohet çdo grua tjetër që është kundër saj.

Deklarata e Kokalarit:

“Morali dhe politika janë të gërshetuara. Sa herë që unë nxirrja në pah diçka që ajo bënte, gjithmonë jam sulmuar se isha xheloze për Grida Dumën. Pasi kam bërë dhe disa postime të tjera, ka patur individë edhe në PD që më kanë thënë faleminderit shumë se ne nuk flisnim dot, se sa herë ngrinim zërin na thoshin jeni xhelozë. Pra, luftonin çdo njeri që ishte kundër Grida Dumës.

Mua Grida Duma më është dukur hipokrite. Fakti që nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje, vazhdon të jetë deputete me listat e sigurta që është një skandal dhe fakti që është një njeri që e nxjerrin në çdo emision, nxjerrin bukurinë e saj, flet mirë edhe pse mua më duken boshe. Ajo flet 20 minuta dhe nuk thotë asgjë, gjithmonë ka bërë gafa.

Atë gjithmonë e kanë shfrytëzuar, prandaj edhe e kanë bërë deputete. Thonë shumë gra sot në PD që kishim turp që Grida Duma ishte prezantuesja e figurës së PD. Dhe këtu vijmë te morali. Ajo nuk ka as moralin, nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe nuk duhet të ishte deputete. Ka plot femra të bukura në PD dhe nuk i lënë të flasin”, u shpreh Kokalari i ftuar në një studio televizive.

You may also like