Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës, i publikon dokumentin kompromentues dhe lëshon thirrjen urgjente (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktivistja Evi Kokalari pasi iu bashkua ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i ka ndalur sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari denoncon publikisht një tjetër lobim që ka bërë Basha dhe ndër të tjera thekson se në këtë dokument ai e ka shpallur veten edhe President të PD-së.

Kokalari bën thirrje që të niset një hetim për Lulzim Bashën dhe këtë ia ngarkon specifikisht kreut të ri që do të pasojë atë në krye të PD-së.

Postimi i plotë:

“Nuk kanë faj këta të Ambasadës Italiane që i drejtohen Bashës si President i PD-së. Basha vetë firmos dokumenta (shih foto) si President i Partia Demokratike e Shqipërisë, a thua që nuk e kupton ndryshimin e një Partie Politike që ka Kryetar, dhe një bisnesi privat, qe ka President.

Në fakt Basha si bisnes privat e ka bërë PD-në, dhe anëtarët e saj i shkarkon nga “puna” a thua se jane rrogëtar të tij.

Kaq mjaftoj për të kuptuar se sa “out-of-touch” është Basha dhe sa e domosdoshme është shkulja e tij me gjithë rrenjë nga PD-ja. Dhe me rrënjë kam parasysh ata që i zhgarraviten para mbrapa, ie; Salianji & co.

Me që ra fjala, ky dokumenti më poshtë është një kontratë tjetër që Basha ka firmosur me një kompani llobimi, pak a shumë në të njëjtën kohë që kishte firmosur dhe me Muzin Capital.

Që të jem e saktë – Basha në 2017-tën, kishte firmosur gjithsej tre kontrata, në të njëjtën periudhë, me tre firma te ndryshme llobimi ne Ëashington DC , kështu që shuma që ka shpenzuar për llobim është dhe më e lartë se sa është bërë e ditur këto kohët e fundit.

Dhe që të jem akoma më e qartë – kush do qoftë kryetari i ri i PD-së, duhet të nis një investigim të brëndshëm për këto aferet e Bashës por dhe një investigim për bisneset e pjesëtarëve të kryesisë së PD-së.”-shkruan Kokalari.

You may also like