Evi Kokalari: Lulzim Basha do hyjë në histori si më i padenjë dhe i korruptuar

by admin
Spread the love

Aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka publikuar një foto nga takimi i Bashës me të rinjë dhe një tjetër të mesazhit që u kërkon delegatëve të Fierit ta presin, ajo shprehte se ai në plan të parë këto ditë ka dëshpërimin.

Kokalari thekson se Basha do futet në historinë e politikës shqiptare, si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar, duke shtuar se edhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë.

Dëshperimi i Lulzim Bashas është në plan të parë këto ditë. Sot u takua me ata që ai i quajti të ‘rinjtë’ e Tiranës, por që në fakt nga foto duken si një grup minorenësh.

Nesër, për takimin e tij në Fier, ju ka kërkuar delegatëve të 11 Dhjetorit që votuan për shkarkimin e tij, të shkojnë në takim.

Lulzim Basha do futet në historinë e politikës Shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar. Dhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë”, shkruan Kokalari.

You may also like