Evi Kokalari hedh akuza të rënda ndaj kreut të PD-së: Mos kini mëshirë ndaj këtyre njerëzve! Shtëpitë e popullit u prishën për projektet e kryetarit të Bashës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar ngjarjen e sotme ku në zonën e 5 Majit u shembën disa banesa, duke dhënë sinjale se është ende aktive qe nga SHBA dhe duke “goditur” serish me deklaratat e saj pa lidhje.

Nëpërmjet një statusi, Kokalari shkruan se, shtëpitë e popullit janë prishur që të ndërtohen projektet e kryetarit të komanduar të Bashës në Fier, Agron Kapllanaj.

Aktivistja thekson se kjo është një çështje e shqiptarëve kundër mafies, ndaj dhe shqiptarët nuk duhet të kenë mëshirë ndaj tyre.

“Shtëpitë e popullit fukara u shembën që të ndërtoj projektet e tija kryetarit i Lulzim Basha në Mallakastër, pikërisht ai që e priti në Fier para disa ditësh.

Kjo është mafie kaluar mafies dhe duhet luftuar deri në shkatërrim të plotë.

Ç’po ndodh në Shqipëri nuk është më çështje vetëm e demokratëve, por është çështje e gjithë Shqiptarëve kundër mafies qeveritare dhe parlamentare.

Mos kini mëshirë ndaj këtyre njerëzve”, shkruan Kokalari.

You may also like