Evertoni mposht Arsenalin me rikthim – kështu u vlerësua Xhaka

by admin
Spread the love

Everton dhe Arsenal kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të në Ligën Premier.

Richarlison fillimisht shënoi në minutën e 44-të, por që goli i tij u anulua pas rishikimit në VAR.

Ndërkohë kur të gjithë po prisnin fundin e pjesës së parë, Martin Odegaard shënoi pas asistimit nga Kieran Tierney për t’i dhënë Arsenalint epërsinë 0-1.

Me epërsinë minimale të londinezëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Sulmuesi brazilian Richarlisson shënoi edhe në minutën e 58-të, por përsëri goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

E në minutën e 79-të, braziliani gjeti golin pasi u rikthye një top nga shtylla për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Kur të gjithë po prisnin fundin e ndeshjes, në skenë doli anglezi Demarai Gray që shënoi golin e fitores për të sjell një gëzim të papërshkrueshëm në Goodison Park.

Xhaka u rikthye nga lëndimi dhe ishte titullar, duke u vlerësuar me notën 6.5

Evertoni arriti fitore pas plot tetë ndeshjeve negative, ku kishte marrë dy barazime e gjashtë disfata.

Ndërkohë Arsenali vazhdon me humbje, pasi kjo e sotmja është e dyta radhazi në Ligën Premier.

You may also like