Everton kontakton Mourinhon, kjo është përgjigjja e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Everton ka kontaktuar trajnerin e Romës, Jose Mourinho për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Rafa Benitez sot, pretendon “The Telegraph”, por ai i refuzoi ata.

U njoftua zyrtarisht sot se Benitez u shkarkua pas vetëm gjashtë muajsh në krye të “Toffees” pas rezultateve shum ëtë dobëta në Premier Ligë.

Ish-trajneri i Interit dhe Napolit, Benitez, kishte nënshkruar një kontratë trevjeçare, por tani Evertoni është në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas “Telegraph Sport”, klubi anglez ka kontaktuar menjëherë Jose Mourinhon, i cili i refuzoi menjëherë, pasi ai iu bashkua Romës vetëm gjatë verës së kaluar.

Mes kandidatëve për të zëvendësuar Benitezin, do të jetë edhe Paulo Fonseca, një tjetër ish-trajner i Romës, i cili tashmë ishte lidhur me Tottenhamin.

Opsionet e tjera përfshijnë një rikthim të mundshëm në Everton për trajnerin e Belgjikës Roberto Martinez, i cili kishte si dhe Duncan Ferguson ose Marco Silva.

You may also like