Evazioni fiskal, ish-futbollisti i Barcelonës përfundon në “Pandora Papers”

by admin
Spread the love

“Pandora Papers” vazhdon të çelë dosje të reja ku janë përfshirë personazhe të botës së sportit.

Pas Pep Guardiolës dhe Carlo Ancelottit, tashmë është ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Liverpoolit, Javier Mascherano, që ka përfunduar në skandalin e radhës të fshehjes së parave.

“El Pais” ka raportuar se ish-kapiteni i Argjentinës ka përdorur dy kompani “offshore” në ishujt Virxhin për t’iu shmangur detyrimeve fiskale në Spanjë gjatë kohës kur ai luante për Barcelonën.

Bëhet fjalë për periudhën 2013-2016 kur ai ishte ende pjesë e katalanasve dhe kujtojmë se asokohe ai ishte hetuar për evazion në shumën e 1.5 milionë eurove taksa të papaguara.

You may also like