Eurovison 2023 nuk do të organizohet në Ukrainë, festivali pritet të zhvendoset në Britaninë e Madhe – Shqip

by admin
Spread the love

EBU ka deklaruar se, anipse Ukraina është shpallur fituese e Eurovision 2022, vitin e ardhshëm festivali nuk do të organizohet në Ukrainë. Shkak për këtë janë kushtet e pasigurisë atje, si pasojë e sulmit rus. EBU është në diskutim me Britaninë e Madhe që, si fitues të vendit të dytë, ata të jenë nikoqir të festivalit vitin e ardhshëm.

Është një traditë e njohur që fituesi i Eurovision Song Contest organizon konkursin vitin e ardhshëm, duke siguruar disa kritere, përfshirë sigurimin e qëndrueshmërisë të organizimit të ngjarjes dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në mesin e gjithë kësaj edhe publikun.

Duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme që nga pushtimi rus i vendit fitues të këtij viti, EBU ka marrë kohë për të kryer një vlerësim të plotë dhe studim fizibiliteti si me UA:PBC ashtu edhe me specialistë të palëve të treta.

Eurovision Song Contest është një nga produksionet televizive më komplekse në botë me mijëra që punojnë dhe ndjekin ngjarjen dhe duhet 12 muaj kohë përgatitore.

Pas analizës objektive, Grupi i Referencës, bordi drejtues i ESC, me keqardhje të thellë, marrë parasysh rrethanat aktuale raporton se Eurovision 2023 nuk mund të mbahet në Ukrainë.

EBU ndërkohë falënderoi UA:PBC për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre të përzemërt që nga fitorja e Kalush Orchestras më 14 maj në Torino, dhe në një deklaratë kanë ndarë lajmin e hidhur që Konkursi i vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në Ukrainë.

EBU ka mbështetur UA:PBC në një gamë të tërë zonash që nga pushtimi.

Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në për të pritur potencialisht Eurovision Song Contest 2023 në Mbretërinë e Bashkuar.

You may also like