Europa League/ Uzuni i shënon super-gol Betis-it, Hysaj e Strakosha titullarë në suksesin e Lazios

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Myrto Uzuni lë gjurmë edhe në grupet e Europa Leagues, pasi ka shënuar në sfidën mes Ferencvaros dhe Betis, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e dytë të hungarezëve, në po kaq ndeshje të luajtura.

Sulmuesi kuqezi e nisi si titullar sfidën ndaj gjigantëve spanjollë dhe kur rezultati ishte 0-1, bëri presing e rikuperoi një top në gjysmëfushën kundërshtare, teksa më pas i vetëm me portierin, lëshoi një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone, duke dërguar sferën në rrjetë.
Lojtës Videosh

Megjithatë 15 minuta nga fundi, futbollisti Wingo shënoi në portën e tij dhe u dha avantazhin spanjollëve, të cilët në shtesë shënuan edhe golin e tretë, për të vulosur fitoren, ndërsa Ferencvaros do të duhet të presë ende për të marrë pikët e para në grupet e Europa League. Po në grupin e Ferencvaros, bën mjaft mirë Bayer Leverkusen që triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën skoceze ndaj Celtic dhe u ngjit në krye me 6 pikë të plota. Hincapie zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të, ndërsa më pas Wirtz, Alario dhe Adli vulosën suksesin.

Merr tre pikët e para në grup edhe Lazio, që ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës, në një ndeshje të cilën bardhekaltrit e zgjidhën shumë shpejt me golat e Basic dhe Patric. U konfirmua sërish titullar Thomas Strakosha, që pas asaj gafe në Turqi ndaj Galatasarayt, mbrëmjen e sotme u shfaq në formë mjaft të mirë dhe ruajti të paprekur rrjetën e portës së tij, ndërsa në fushë për 90 minuta ishte edhe i zakonshmi Elseid Hysaj, prej të cilit trajneri Sarri nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Merr një tjetër fitore edhe West Hami, që triumfoi me rezultatin 2-0 në Londër ndaj austriakëve të Rapidit. Një gol i Declan Rice në minutën e 29’ dhe një tjetër i Benrahma në të 88-ën, sollën tre pikët për londinezët, që kanë prekur kalimin në fazën tjetër të Europa League.

Në sfidat e tjera, Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj belgëve të Genkut, Benfica mposhti 3-1 danezët e Midtjylland, ndërsa Crvena Zvezda fitoi me rezultatin minimal 0-1 në Bullgari ndaj Ludogorets.


Top Channel

You may also like