Europa League/ Juventus merr barazim, Roma mund Leverkusen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë mbyllur ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të UEFA Europa League, ku Roma ka bërë detyrën duke fituar 1-0 ndaj Bayer Leverkusen, kurse në ndeshjen tjetër, spanjolët e Sevillës kanë triumfuar në transfertë e Torinos ndaj bardhezinjve të Juventusi.

Në “Allianz Stadium”, në minutën e fundit të shtesës Juventusi barazon në 1-1, një rezultat ky ngushëllues për takimin e kthimit në Seville pas një jave.

Andaluzianët e Sevilla gjetën avantazhin në me anë të një super goditje nga ana e marokenit, Youssef En-Nesyri, në minutën e 26-të të sfidës. Pas pushimit Juventusi diktoi në fushë, megjtihatë në minutën e 7-të të shtesës, nga një goditje këndi, Gatti do të godiste me kokë dhe do ta dërgonte topin në rrjetë, duke barazuar në 1-1.

Në “Olimpico” të kryeqytetit italian, “verdhekuqtë” e Jose Mourinho dhe “aspirinat” e Bayer Leverkusen e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-0.
Pas shumë përpjekjesh për të gjetur golin e avantazhit, “verdhekuqtë” e Romës kanë arritur të zhbllokojnë sfidën ndaj Bayer Leverkusen në minutën e 63-të. Rezultati shkon 1-0 dhe mbeti i tillë deri në fund të ndeshjes.

Basel befason Fiorentinën, West Ham mund Alkmaarin me përmbysje

U luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale edhe në Ligën e Konferencave mes Fiorentinës dhe Bazelit dhe West Ham Uited-Alkmaar. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale në stadiumin e tyre “Artemio Franchi” Italianët kaluan në avantazh që në minutën e 25′. Arturos Karbal shënon kundër Baselit në klubin e tij të vjetër. Baseli ja del të barazojë minutën e 79’të shifrat 1-1 falë golit të Diuf pas asistit të kapitenit Taulant Xhaka. Në shtesë janë sërish zviceranët që besojnë më tepër dhe ja dalin të shënojnë golin e fitores me Amdounin duke i përmbysur një ndeshje që e kishin në dorë vendasit.

Në takimin tjetër atë mes West Ham United dhe Alkmaar, janë holandezët që befasojnë skuadrën e Premier League duke i shënuar golin e zhbllokimit të takimit në minutën e 41-të. Vendasit reagojnë jo vetëm dhe barazojnë në minutën e 67 me Benrahma por duke kaluar edhe në avantazh 2-1, pak minuta më pas. Finalja e Konferencës së Ligës do të zhvillohet më 7 qershor në Pragë, në këtë edicion të dytë të këtij trofeu pas së pares dhe premieres që u zhvilluar në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”, ku në finale ishte një tjetër ekip holandez si Feynordi, i cili e humbi atë përball Romës.


Top Channel

You may also like