Europa kundër Amerikës Latine, formacionet e mundshme të dy çerekfinaleve të para

by admin
Spread the love

Botërori i Katarit po futet në fazën më interesante dhe emocionuese. Sot nisin duelet çerekfinale.

Të parët zbresin në fushë Brazili dhe Kroacia, që do të masin forcat mes tyre në stadiumin “Education City Stadium” duke filluar prej orës 16:00.

Kjo do të jetë hera e tretë që Brazili dhe Kroacia do luajnë në Botëror mes tyre. Seleçao i ka fituar dy ndeshjet e mëparshme. Më pas radha e Argjentinës së Leo Messit, që në takimin e mbrëmjes (20:00) do të sfidojë Holandën e Louis Van Gaal në një përballje të zjarrtë në “Lusail Iconic Stadium”.

Fituesit e këtyre dy çifteve, do të ndeshen mes tyre në duelin gjysmëfinal të Botërorit. Skuadra tulipane kërkon hakmarrjen pas eliminimit nga pika e bardhë në gjysmëfinalen e Botërorit Brazil 2014. Po si pritet të rreshtohen Kombëtaret në dy takimet e para çerekfinale?

BRAZIL-KROACI:

HOLANDË-ARGJENTINË


Top Channel

You may also like