Eurodeputeti bullgar përshëndeti vendimin e Alternativës për tu bërë pjesë e Qeverisë

by admin
Spread the love

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi sot ka takuar raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, euro-deputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk.

“Me të biseduam për agjendën e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, për mundësinë e hapjes së negociatave dhe për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Deputeti Ilhan Kyuchyuk shprehu gatishmërinë që ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën euro-integruese. Ai e përshëndeti edhe vendimin e Alternativës që në mbledhjen e mbrëmshme i dha shans agjendës euro-atlantike të vendit dhe uroi që ato bisedime të kenë epilog të suksesshëm.

Unë e falënderova mikun tim Kyuchyuk për takimin dhe bashkërisht u zotuam se do të vazhdojmë të komunikojmë e bashkëpunojmë për të ardhmen e përbashkët europiane,” thuhet në njoftimin e partisë. /INA

FOTO:

You may also like