EURO2024 – Hungaria fiton kundër Skocisë dhe mbetet në pritje të kualifikimit

by admin
Spread the love

SHTUTGART, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Hungaria fitoi sonte në frymën e fundit kundër Skocisë me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Csoboth në minutën e dhjetë të kohës shtesë, për shkak të dëmtimit të sulmuesit hungarez, Varga.

Sulmuesi hungarez Barnabas Varga u largua me barelë gjatë ndeshjes, pas një rrëzimi të dhunshëm në zonë.

Në një gjuajtje të lirë të hungarezëve në minutën e 68-të, 29-vjeçari ra me pjesën e pasme të qafës dhe u vendos menjëherë në një pozicion sigurie anësore nga shokët e tij të skuadrës, pasi dukej i paaftë për të lëvizur.

Pas disa sekonda hezitimi, më në fund shërbimet e urgjencës ndërhynë për ta larguar nga fusha, i shoqëruar me duartrokitje, pasi lojtarët, shumë të prekur nga skena, formuan një rreth përreth tij duke hapur edhe një çarçaf kafe.

Zvicra, falë barazimit ndaj Gjermanisë, siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Euro2024 duke zënë vendin e dytë në Grupin A pas vendit mikpritës.

Të befasuar shpejt nga një kundërsulm zviceran i përfunduar nga Dan Ndoye (28), gjermanët, të cilët kishin fituar kundër Skocisë dhe Hungarisë, u përballën me mbrojtjen e ashpër zvicerane derisa Niclas Fullkrug barazoi në kohën shtesë (90+2) që i lejon ata të ruajnë kryesimin e grupit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like