EURO2024 – Fitorja e Belgjikës kundër Rumanisë lë gjithçka në pikëpyetje në grupin E

by admin
Spread the love

KËLN, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Belgjika u rikuperua shpejt nga disfata tronditëse kundër Sllovakisë, me një fitore 2-0 ndaj Rumanisë në Euro2024 për të lënë të hapur Grupin E me të katër skuadrat të barabarta me nga tri pikë.

Youri Tielemans shënoi 73 sekonda pas fillimit të ndeshjes dhe kapiteni Kevin de Bruyne  të dytin në të 80-ën minutë.

Romelu Lukaku krijoi të parin rast, përpara se t’i anulohej një gol për herë të tretë në dy ndeshje.

Por, Rumania, e cila kishte fituar 3-0 kundër Ukrainës, gjithashtu iu afrua golit, me Dennis Man, të mohuar dy herë nga Casteels.

Golat e Belgjikës do të thotë se të 24 skuadrat kanë shënuar tashmë pas 24 ndeshjesh në turne dhe se grupi i tyre do të ketë finalen më emocionuese të mërkurën.

Ka gjithçka për t’u parë, kur Belgjika të luajë kundër Ukrainës dhe Rumania kundër Sllovakisë.

Ukraina mundi dje Sllovakinë 2-1./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like